“Rrufeja” që po shndrin në “Bernabeu”, 18-vjeçari brazilian magjeps madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 22:09

“Rrufeja” që po shndrin në “Bernabeu”, 18-vjeçari brazilian magjeps madrilenët

Në Brazil, i vendosën nofkën “O Raio” (Rrufeja) dhe që në moshën 18-vjeçare Rodrigo Goesh ka arritur të shndrisë stadiumin “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi brazilian festoi një tripletë kundër Gallatasarajit në Ligën e Kampioneve të mërkurën mbrëma. Një gol e shënoi me të majtën, njërin me kokë dhe tjetrin me të djathtën, duke e bërë tripletën perfekte dhe duke e marrë me vete topin në shtëpi.

rodrigo

Ai theu edhe një rekord, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë më i ri në historinë e Realit të Madridit (18 vjeç e 301 ditë) që shënonte një tregolësh në Champions, pas Raulit (18 vjeç e 113 ditë kur i shënoi tre golat Ferencvaroshit në 1995-ën). Te Santosi e quanin “Rrufeja”, por kjo ishte nofka që veshët e tij po dëgjonin edhe në “Bernabeu” pas vetëm katër minutash dhe sërish në minutën e shtatë. Në fund të ndeshjes, ai po merrte topin e ndeshjes me vete në dhomat e zhveshjes për ta ruajtur si suvenirin e parë që kur ka ardhur në Madrid.

“Është një ëndërr e bërë realitet të dëgjosh stadiumin të këndojë emrin tënd. Jam i lumtur. Është një natë shumë e bukur, por duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Gjithçka po ecën shumë më shpejt sesa unë kisha shpresuar kur erdha në Madrid. Por, unë po përpiqem që të qëndroj i qetë dhe të punoj çdo ditë”, tha Rodrigo pas ndeshjes, duke mos harruar topin me autografe nga të gjithë shokët e skuadrës: “Jam i sigurt se firma që kanë vendosur mbi top është diçka shumë e bukur, sepse shokët e mi të skuadrës janë djem të mirë që më japin shumë besim.

ALEGRIA_RODRYGO_HE14106Thumb

Benzema e bën gjithçka shumë të lehtë. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe unë jam i lumtur që luaj përkrah tij”. Pas vetëm gjashtë ndeshjesh si futbollist i “Galaktikëve”, vetëm Alfredo Di Stefano kishte shënuar kaq shpejt një tregolësh në karrierën e tij të lavdishme me “Los Blancos”.

Zinedin Zidan i dha një shans Rodrigos për të qenë pjesë e skuadrës së parë dhe ai e ka përqafuar atë me të dyja duart, duke mos e zhgënjyer. Forma e tij shpërthyese ka zbehur shanset e bashkatdhetarit Vinicius, Lukas Vazkezit, Hames Rodrigezit, Luka Joviçit dhe Garet Bejlit për një vend në skuadër. Dhe për të konfirmuar se karriera e tij po ecën me shpejtësinë e një rrufeje, javën e ardhshme pritet edhe debutimi i tij me kombëtaren e Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"