“Rrufe” në qiell të hapur, Pike dhe Shakira drejt divorcit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 22:14

“Rrufe” në qiell të hapur, Pike dhe Shakira drejt divorcit

Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pike dhe këngëtaren kolumbiane Shakira.

Pike dhe Shakira

Ata janë prindër të dy djemëve, por sipas mediave meksikane ata prej disa muajsh nuk jetojnë më bashkë. Mësohet se shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë.

Shakira dhe Pike

Futbollisti i kombëtares spanjolle nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që prej 6 muajsh, siguron revista meksikane  ‘Caras’.

Pike dhe Shakira divorci

Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Pikenë që prej dasmës së Messit, ku ata ishin të dy krahë njëri-tjetrit.  Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore , me disa turne nëpër Amerikën Latine.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"