EKSKLUZIVE/ Nuk mbërriti në zonën “Play-Off”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë dorëhiqet pas fitores bindëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:38

EKSKLUZIVE/ Nuk mbërriti në zonën “Play-Off”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë dorëhiqet pas fitores bindëse

Sinan Bardhi jep dorëheqjen e parevokueshme nga pankina. Edhe pse Besëlidhja fitoi bindshëm përballë Veleçikut në Lezhë, barazimi që mori Vora ndaj Partizanit B e la zyrtarisht jashtë zonës “play off”. Dalja nga objektivat ka detyruar trajnerin që të largohet nga stoli dhe këtë e konfirmoi enkas për “Panorama Sport”.

sinan bardhi

Megjithatë, tiranasi evidenton se skuadra e tij u “dogj” prej aleancave. “Më shumë se loja, Besëlidhjen e ulën në minigrupin e mbijetesës aleancat. Ndaj, nuk kishim mundësi që të mbijetonim në zonën e ‘play off’- it. Duke falënderuar klubin, futbollistët dhe tifozërinë, unë jap dorëheqjen e parevokueshme si trajner i Besëlidhjes.

Skuadrës lezhjane i uroj suksese në luftën për mbijetesë dhe në të ardhmen drejt objektivave të saj”, përfundoi numri një i pankinës kryeqytetase. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë pasuesi i tij, megjithatë ditën e sotme do të ketë ndonjë zhvillim më konkret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"