“Rrotacion” në portë dhe pa Hasanin, fiksohen titullarët e Vllaznisë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 12:31

“Rrotacion” në portë dhe pa Hasanin, fiksohen titullarët e Vllaznisë ndaj Tiranës

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë e gjen “klasiken” shqiptare në kategori të ndryshme. Edhe pse Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, nuk do të jetë e plotë në këtë duel. Ka dy mungesa të detyruara për shkak dëmtimesh, ndërsa Pjeshka me Tafilin nuk janë gati.

Vllaznia

Por nuk janë të vetmit, pasi Ernest Gjoka ka menduar që të lërë pushim edhe Edon Hasanin (i cili nuk është grumbulluar fare), ndërsa në portë ka menduar që të bëjë “rrotacion”, ku në vend të Selimajt do të hedhë nga minuta e parë në fushë Sherrin. Në mbrojtje do rreshtohet katërshja Gocaj-Gurishta-Orelesi-Marku.

Në mesin e fushës pritet që në qendër të kthehet Krymi, që do t’i bashkohet Bardullës dhe Vucajt, ndërsa për të kompletuar këtë repart në krahë do të pozicionohen Lika e Kalaja. Sulmi i mbetet Atsinës, i cili do të ketë peshën e golit për këtë transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"