Rrotacion dhe besim për të gjithë, ja plani i Zidanit për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 18:09

Rrotacion dhe besim për të gjithë, ja plani i Zidanit për kampionatin

Reali i Madridit fitoi në transfertën ndaj Alaveshit duke u zhgërryer në baltë. Aty dhe ashtu fitohen titujt kampionë. Në këto fusha, gjatë këtyre ditëve, kur bie shi apo bie borë.

La Liga Santander - Deportivo Alaves v Real Madrid

E bëri falë strategjisë së Zinedin Zidanit, i cili bën lëvizjet e tij për të pasur formacionin ideal në fushën e lojës. Strategjia e tij është për të pasur jo 11, por 20 titullarë. Duhet të freskojë ekipin, t’u japë pushim atyre që u nevojitet. Zinedin Zidanit i pëlqen që planet të dalin mirë dhe duket se deri tani, plani i tij ka funksionuar.

I tillë rezultoi në vitin 2017 sezoni i fundit ku madrilenët fituan titullin kampion në Spanjë. Në të njëjtin vit fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe bëri dopietën perfekte, e cila mungonte prej vitit 1958. Zidan përziente kartat, i aktivizonte të gjithë dhe freskonte skuadrën. Ekipi ia doli, po ashtu edhe trajneri. Këtë herë kërkon që ta përsëritë. Trajneri që fitoi tre Champions radhazi i jep shumë besim La Ligës. Me rrotacionet ekstreme ai ka arritur që të rimëkëmbë një skuadër që u përfshi në një situatë kaotike dhe nuk po merrte dot rezultate. Me planin “A”, me planin “B” apo me planin “C”, nuk ka rëndësi. Ky është plani i kampionëve dhe Zidan kërkon të kalojë nga aty.

Për momentin nuk ka arritur ende në ekstrem por po jep sinjale që nga fillimi i sezonit të ri futbollistik. E konfirmoi në ndeshjen e fundit. La Liga nuk fitonte vetëm me një formacion. Fitohet me Kurtuanë, Karvahalin, Ramosin, Marselon, Kasemiron, Valverden, Benzemanë dhe Hazardin, por fitohet gjithashtu me Areolën, Militaon, Mendinë, Iskon dhe Bejlin. Fitohet edhe me Joviçin dhe Viniciusin. Edhe ata do ta kenë momentin e tyre. Në ndeshjen e fundit ai ndryshoi portierin, aktivizoi Militaon për ta lënë pushim Varanin. Riktheu Bejlin si titullar, por i besoi sërish Marselos dhe Iskos. Më shumë ndryshime do të ketë në ndeshjet e ardhshme. Kalendari është i ngjeshur dhe ndeshjet e njëpasnjëshme e detyrojnë francezin që t’i provojë të gjithë futbollistët dhe të marrë më të mirën prej tyre. Plani për të fituar titullin sapo është vënë në zbatim, por tani na mbetet vetëm që të presim përfundimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"