Rrogat te Vllaznia, Cungu “thumbon” Gjokën: Mua më llogarisnin edhe lekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 11:52

Rrogat te Vllaznia, Cungu “thumbon” Gjokën: Mua më llogarisnin edhe lekët

Armando Cungu, ish-trajneri i Vl laznisë, ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë duke folur në lidhje me zërat që e çojnë te Kukësi, duke i hedhur poshtë. Në një prononcim për “Abc News”, Cungu ka folur edhe për Vllazninë dhe për çështjen e rrogës së tij, që ka qenë shumë e përfolur pas largimit nga stoli i kuqebluve.

Cungu2

“Do të më pëlqente që po të njëjtat pyetje që më kanë bërë për 2 vite gazetarët apo edhe opinioni sportiv në Shkodër, por jo vetëm, për sa u përket objektivave dhe rrogës sime, t’ia bënin edhe trajnerit të ri Gjoka. Mua më kanë llogaritur edhe sa lekë kam marrë te Vllaznia, por në fund të fundit i kam merituar, madje meritoj shumë më tepër.

Kam lënë shumë më tepër lekë pa marrë tek ekipet e tjera, vetëm për t’i qëndruar korrekt Vllaznisë. Por që, në fakt, nuk po i dëgjoj më këto pyetje, as për objektiva, as për rroga. Në fund i uroj më të mirën ekipit të Vllaznisë dhe suksese trajnerit Gjoka”, theksoi Cungu.

STATISTIKAT – Në 14 javët e luajtura deri në këto momente, Vllaznia ka grumbulluar jo më shumë se 12 pikë, duke shënuar një rekord negativ të kësaj skuadre në këto sezonet e fundit. Më pak se një pikë për takim tregon më së miri se ekipi i këtij kampionati është në një krizë të thellë. Skuadra ka shënuar 10 gola duke pësuar 17 të tillë dhe treguar se vuan si në fazën mbrojtëse edhe atë sulmuese.

Kuqeblutë kanë fituar vetëm tre takime, dy prej tyre ndaj ekipit të Lushnjës, barazuar tri ndeshje të tjera, ndërkohë që regjistrojnë tetë humbje. Ekipi ka treguar se vuan më shumë në fazën mbrojtëse, ku ka arritur të mos pësojë vetëm në dy përballje dhe pikërisht me ekipet që janë në luftë për mbijetesë skuadrën e Lushnjës e Luftëtarit në javën e parë dhe të tretë. Në të gjithë takimet e tjera, ekipi shkodran ka pësuar gola.

Cungu

Nga ana tjetër, skuadra ka shënuar gola vetëm në 7 nga 14 takimet e zhvilluara duke lënë shumë për të dëshiruar edhe në fazën sulmuese. Statistikat e këtij tregojnë vështirësinë në të cilën gjendet skuadra, e cila për 14 javë ka ndryshuar edhe dy stafe teknike. Duke e krahasuar me kampionatet e shkuara, në 5-6 vitet e fundit që drejtohen nga bashkia, deri në këto momente kjo është Vllaznia me rezultatet më negative.

STAFET – Deri më tani, statistikat e trajnerëve Cungu e Gjoka, pavarësisht kalendarit që kanë pasur të dyja skuadrat, favorizojnë ishteknikun shkodran. Ai la ekipin e Vllaznisë së bashku me stafin e tij pas vetëm gjashtë javësh. Tekniku Cungu ka arritur të marrë 5 pikë, ku në gjashtë përballje katër prej tyre i ka luajtur në transfertë dhe 2 në fushën e vet.

Cungu konference

Ndërsa tekniku aktual dhe stafi i tij ka arritur që në 8 përballje të marrë 7 pikë. Për më tepër ai ka zhvilluar në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” 4 takime dhe 4 të tjera në transfertë. Por, ajo që konstatohet nga rezultatet është se lëvizjet e bëra në stolin shkodran nuk kanë arritur të japin ende rezultat, edhe pse po bëhet një punë e madhe në drejtim psikologjik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"