Rrogat e prapambetura, gëzojnë te Vllaznia. Ja shuma e lekëve që do lëvrohet në tetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 17:12

Rrogat e prapambetura, gëzojnë te Vllaznia. Ja shuma e lekëve që do lëvrohet në tetor

Vllaznia është një nga klubet që financohet tërësisht nga Bashkia Shkodër. Dhe dashur pa dashur, klubi është sy e veshë nga Këshilli Bashkiak i qytetit për të mbushur “arkat”.

vllaznia

Nga sa mësohet, më 9 tetor këshilltarët e rinj bashkiakë, mes pikave të tjera që kanë në rend të ditës, do të diskutojnë edhe për futbollin. Pritet që ata të miratojnë edhe shumën prej 200 milionë lekësh të vjetër. Me këtë buxhet do të likuidohen që të gjithë ata që kanë rroga të prapambetura.

Nga ky fond nuk do të përfitojnë vetëm lojtarët dhe stafi i ekipit të parë, por edhe punonjësit e stadiumit apo trajnerët e Akademisë “Vllaznia”. Pritet që me këto para të mbyllen të gjitha borxhet dhe çfarë do të mbetet, do të kalojë në dispozicion të ekipit të parë. Kujtojmë se pak ditë më parë, punonjësit e stadiumit e trajnerët e akademive dhe stafit të Vllaznisë, protestuan për këtë problem dhe duket se më në fund zgjidhja po vjen. Nga sa mësohet, kjo shumë do të jetë deri në fund të këtij viti kalendarik. Pasi siç dihet me hyrjen e vitit të ri, do të diskutohet edhe për buxhetin që do të vërë Bashkia Shkodër në dispozicion të klubit të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"