Rrogat/ Alegri “mbret”, më i paguari në Itali. Gatuzo do marrë vetëm 300 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 22:21

Rrogat/ Alegri “mbret”, më i paguari në Itali. Gatuzo do marrë vetëm 300 mijë euro

Juventusi nuk ka pasur konkurrentë në Itali gjatë viteve të fundit, jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar. “Zonja” është ekipi me arkat e mbushura dhe kjo bën që trajneri Masimiliano Alegri të jetë më i paguari i kampionatit. Me 7 milionë euro në sezon, ai është “mbreti” i Serisë A, ndërsa pas tij renditet trajneri i Interit, Luçiano Spaleti.

alegri

Numri një i zikaltërve paguhet 4 milionë euro në sezon. Pjesa tjetër e trajnerëve të kampionatit paguhen shumë pak në krahasim me dy të parët, çka tregon edhe momentin e vështirë që po përjeton futbolli italian. Si për çudi, Mauricio Sarri, i cili po prodhon futboll të bukur dhe është kandidat për titullin kampion nuk është pjesë e treshes së trajnerëve më të paguar.

Ai renditet i katërti me 1.5 milionë euro në sezon dhe do të kërkojë të bëjë realitet ëndrrën e tifozëve të Napolit për të fituar titullin kampion. Gasperino dhe Inzagi vijojnë renditjen me nga 1.3 milionë në vit, ndërsa interesant është fakti që Xhenaro Gatuzo ka pranuar ta drejtojë Milanin vetëm për 300 mijë euro deri në fund të sezonit. Shihet qartazi që më shumë është çështje pasioni. I fundit që mbyll renditjen është Lopez i Kaljarit me 100 mijë euro.

trajneret

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"