Rroga, projekti dhe pushteti. Ja arsyet pse zbehen shanset e rinovimit të Ibrës me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 10:03

Rroga, projekti dhe pushteti. Ja arsyet pse zbehen shanset e rinovimit të Ibrës me Milanin

Shanset sa vijnë dhe zbehen për ta parë Zlatan Ibrahimoviçin me fanellën e Milanit edhe sezonin e ardhshëm.
IBRAHIMOVIC
Sepse, sipas “La Gazzetta dello Sport”, rinovimi i sulmuesit suedez është një proces shumë i ndërlikuar: nga njëra anë futbollisti kërkon një rrogë prej 6 milionë eurosh neto në sezon dhe pushtet, ndërsa nga ana tjetër është Eliot, i cili dëshiron që të nisë një cikël të ri, duke u besuar të rinjve nën moshën 25 vjeç, duke bërë vetëm përjashtime të rralla dhe duke mos ofruar rroga shumë të larta.
rangnik
Por një ngërç që largon palët dhe nuk është aspak për t’u nënvlerësuar është edhe emri i Ralf Rangnikut, trajnerit të ardhshëm të Milanit, por që pritet të mbulojë edhe rolin e drejtorit teknik: gjermanit i pëlqen të komandojë dhe nuk dëshiron të ketë komandantë të tjerë në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"