Rroga e trajnerit, Cungu “shigjetë” Gjokës te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 19:03

Rroga e trajnerit, Cungu “shigjetë” Gjokës te Vllaznia

Ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, në një intervistë për “Abc News”, ka mohuar një rikthim të mundshëm të tij tek Kukësi. Ai shprehet se është në kontakt me një skuadër tjetër të kampionatit, por jo me verilindorët. Shkodrani nuk nguron as të japë detaje të tjera rreth kontratës së tij me Vllazninë.

cungu

“Do të më pëlqente që po të njëjtat pyetjet që më kanë bërë për 2 vite gazetarët apo edhe opinion sportiv në Shkodër, por jo vetëm, për sa i përket objektivave dhe rrogës time t’ia bënin edhe trajnerit të ri Gjoka. Mua më kanë llogaritur edhe sa lekë kam marrë te Vllaznia, por në fund të fundit i kam merituar, madje meritoj shumë më tepër.”

“Kam lënë shumë më tepër lekë pa marrë te ekipet e tjera, vetëm për ti qëndruar korrekt Vllaznisë. Por, që në fakt nuk po i dëgjoj më këto pyetje, as për objektiva, as për rroga. Por, në fund i uroj më të mirën ekipit të Vllaznisë dhe suksese trajnerit Gjoka.” – deklaroi Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"