Rroga dhe premio te Tërbuni, trajneri Krepi: Kjo, finalja e sezonit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 9:53

Rroga dhe premio te Tërbuni, trajneri Krepi: Kjo, finalja e sezonit!

Te Tërbuni janë gati për të luajtur fina len e madhe të këtij sezoni ndaj Korabit, një ndeshje e cila duhet fituar me çdo kusht për të siguruar mbijetesën në këtë kategori. Kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka vendosur premio për futbollistët, ndërsa dje futbollistët kanë marrë edhe rrogat mujore. Tifozët pritet të jenë masivisht në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre ashtu siç kanë bërë javë pas jave.

Terbuni

Deklarata – Trajneri i pukjanëve, Kreshnik Krepi, është optimist përpara këtij takimi dhe shprehet: “Në këtë ndeshje nga skuadra ime kërkoj vetëm fitore ndaj një kundërshtari që na ka marrë 6 pikë në këtë sezon. Duhet theksuar se gjatë këtyre ditëve kryetari i bashkisë nuk ka lejuar që t’i mungojë asgjë ekipit, por i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Të gjithë lojtarët janë gati, përveç Stivi Shabës që në takimin e kaluar mori një dëmtim në kokë dhe gjendja e tij do të vlerësohet. U kam kërkuar futbollistëve që të jenë më këmbë në tokë sepse ekipi kundërshtar ka lojtarë me eksperience dhe nuk duhet t’i lejojmë që të godasin në portën tonë. Besoj se do jetë një takim mjaft i fortë sepse është dhe takimi i fundit i kampionatit dhe duhet mbyllur me rezultat pozitiv. I bëj thirrje të gjithë tifozërisë pukjane të jetë masivisht në shkallët e stadiumit”, tha Krepi.

GANI PEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"