Rroca: Preferoj një asist para një goli. Sulmi më i mirë në Superiore? Luftëtari, tre vende bosh… dhe vijnë ekipet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 16:23

Rroca: Preferoj një asist para një goli. Sulmi më i mirë në Superiore? Luftëtari, tre vende bosh… dhe vijnë ekipet e tjera

Eduart Rroca, lojtari më i mirë i ndeshjes Luftëtari-Kamza, ku shënoi edhe golin e vetëm të takimit, u shpreh i kënaqur për grupin e gjirokastritëve, dhe se mendon më shumë të japë një asist për skuadrën, se sa të shënojë.

rroca

Këtë sezon të gjithë flasin për Bregu-Abazaj. Ju bezdis?

Jo, përkundrazi, e kam kënaqësi të luaj me ata. Tek Luftëtari vlen të përmendet grupi, pasi po funksionojmë më së mirë. Shpresojmë ta çojmë deri në fund këtë ecuri.

Çfarë të bën të ndihesh mirë në disa pozicione në fushë, duke parë se

Duke parë se mungonte Shkurtaj, pjesën e parë e bëri Lamçja sulmuesin, ndërsa pjesën e dytë e bëra unë. Nëse ka nevojë ekipi, do luajmë kudo. Pozicioni im është nr.10, ajo e fantazistit.

Ju mungon goditja e portës nga ana juaj. Duhet t’i shtoni edhe goditjet repertorit tuaj?

Shumë e vërtetë, kjo është pjesë e karakterit tim. Në radhë të parë mendoj të jap një asist, pastaj vjen dëshira për të shënuar gol. Duke u stërvitur, do ta shtoj edhe këtë pjesë.

Sulmi më i mirë i Superiores?

Besoj se Luftëtari, tre vënde bosh, dhe pastaj vijnë ekipet e tjera(qesh)…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"