“Rroca na ka humbur 5 pikë”, Duro: Në kampionat nuk ka skuadra që dhurojnë spektakël, Bylisi na hapi probleme …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 15:41

“Rroca na ka humbur 5 pikë”, Duro: Në kampionat nuk ka skuadra që dhurojnë spektakël, Bylisi na hapi probleme …

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i kënaqur për triumfin e arritur ndaj Bylisit në sfidën e sotme të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Duro u shpreh:

Shpetim Duro

“Në pjesën e parë nuk kemi bërë lojë të mirë. Kemi pasur jashtëzakonisht probleme pas golit. Kemi humbur pasime të thjeshta. Bylis na hapi probleme. Në pjesën e dytë kam mendimin që e kemi menaxhuar mirë lojën. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Me Bylisin çdo skuadër do ta ketë të vështirë.

Rrocën e kam kritikuar shumë. Ky ishte arsyeja pse erdhi festoi me mua. Duhet të shënojë më shumë. Ka humbur gola dhe ne duhet të kishim 4-5 pikë më shumë. Sot na dha 3 pikë të arta.

Shkurtaj është sulmuesi më i mirë i joni. Nuk ka luajtur disa ndeshje. Edhe sot nuk ka qenë 100%. Është pikë referimi. Sot u mundua, bëri maksimumin, por nuk është në rritmin e duhur. Momenti i Abazajt ishte zgjidhje individuale, duhet ta shfrytëzonin më mirë Kristalin.

Sot kishte alternativa në stol. Të kesh Gavazajn në stol është një luks. Kisha Kitanovskin, Kotobellin, Dakun, etj. Lulaj është një lojtar i  sigurt para mbrojtjes. Edhe Gavazaj u fut mirë. Them se shkoi mirë pjesa e dytë në raport me pjesën e parë.

Në kampionat nuk ka skuadër që të bëjë diferencën dhe të dhurojë spektakël. Bylisi është skuadër e fortë, jo më kot ka fituar me Tiranën, Kukësin, etj. Presionin na i japin pikët. Në qoftë se do të kishim 3-4 pikë më shumë, do ishin në pozita të tjera.

Kemi gabuar shumë. Kanë gabuar edhe skuadrat e tjera. Kampionati ka hyrë në një fazë që nuk duhet të bësh gabime”, u shpreh Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"