Rroca e konfirmon: Më do Shkëndija, por vendos Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 14:21

Rroca e konfirmon: Më do Shkëndija, por vendos Luftëtari

Shkëndija e Tetovës kërkon fantazistin e Luftëtarit, Eduard Rroca. Lajmi i botuar sot ekskluzivisht në “Panorama Sport”, konfirmohet edhe nga vetë lojtari 24-vjeçar. “Po, është e vërtetë që Shkëndija kërkon shërbimet e mia, por vendos Luftëtari, ku unë jam nën kontratë. Besoj se brenda javës do të zgjidhet kjo çështje.

Eduart-Rroca

Për këtë po merret menaxheri im, Elton Marini”, – ka sqaruar Rroca. Prej tre sezonesh fantazisti është pjesë e Luftëtarit. Në kampionatin e fundit luajti 30 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Presidenti Grigor Tavo mësohet se nuk e shet Rrocën për më pak se 100 mijë euro. Janë të pakta gjasat që Shkëndija të ofroj këtë shifër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"