Rritje e pabesueshme e Kumbullës, lë pas gjithë të tjerët. Ja sa vlerësohen futbollistët e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:30

Rritje e pabesueshme e Kumbullës, lë pas gjithë të tjerët. Ja sa vlerësohen futbollistët e Kombëtares

Marash Kumbulla ka pasur një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa me paraqitjet e shkëlqyera që ka treguar padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë edicion.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Në gjurmët e futbollistit janë vënë disa nga klubet më të mëdha të Europës, që duan ta marrin shqiptarin, pasi e shohin si një lojtar me të ardhme të ndritur. Në këtë situatë, edhe vlera e futbollistit është rritur, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares.

Faqja e madhe “transfermarkt”, e vlerëson 22.5 milionë euro mbrojtësin shqiptar, që në renditjen me lojtarët e tjeraë të Shqipërisë për nga vlera, lë pas portierin Strakosha që vlerësohet 20 milionë euro.strakosha

Në vendin e 3-të është Elseid Hysaj me një vlerësim prej 13 milionë euro, për të vazhduar më pas me Gjimshitin 12 milionë euro, Etrit Berisha 2.4 milionë euro, Emanuele Ndoj 2.4 milionë euro, Taulant Xhaka 2 milionë euro, Amir Abrashi 1.6 milionë euro, Keidi Bare 1.2 milionë euro, Bekim Balaj 1 milion euro dhe Odise Roshi 950 mijë euro.

Siç edhe mund të shihen, vlerat e futbollistëve kanë pësuar rënie, kjo për shkak të situatës së vështirë të Koronavirusit.

Për të parë listën e plotë shikoni fotot e mëposhtme:

gfhHJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"