Rritet vlera e Kumbullës, drejtori i Veronës tregon çmimin e mbrojtësit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 0:02

Rritet vlera e Kumbullës, drejtori i Veronës tregon çmimin e mbrojtësit të Shqipërisë

Marash Kumbulla kushton më shumë se 25 milionë euro.
kumbulla
Kështu bëri me dije drejtori sportiv i Veronës Toni D’Amiko për “Sky Sport Italia”, duke theksuar se 20-vjeçari shqiptar është një lojtar me shumë perspektivë.

“Duhen më shumë se 25 milionë euro për të blerë Kumbullën. Po flasim për një mbrojtës të ri, i cili ka shumë kapacitet për të evoluar. Po presim për më tepër oferta, por deri tani ky është çmimi minimal që kemi pëcaktuar”, deklaroi 40-vjeçari.

Inter, Lacio, Napoli, Totenhem, Arsenal, Çelsi, Borusia Dortmundi dhe shumë klube të tjera janë interesuar prej kohësh për qendërmbrojtësin Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"