Rritet niveli/ Inter, me Vidalin mesfusha e dytë më e shtrenjtë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 23:58

Rritet niveli/ Inter, me Vidalin mesfusha e dytë më e shtrenjtë në Europë

I shndërruar tashmë në zakon mes tifozëve zikaltër, ka ardhur videoja e prezantimit të “Inter Media House” për blerjen e re interiste, kilianin Arturo Vidal. Në ritmin e “Feel That Beat”, të grupit “Black Eyed Peas” dhe artistit “Maluma”, filmimi luan shumë në pamjen e luftëtarit të ri të Antonio Kontes, në veçanti kreshtës së tij që krahasohet me imazhe me helmetën e një luftëtari, me majën e një mali apo një dallgë detare, si metafora për virtytet e ish-lojtarit të Barcelonës.

Vidal

“Çdo luftëtar i qëndron besnik kurorës së tij”, kanë qenë fjalët shoqëruese. Pak më vonë, në “TikTok” vetë Interi ka publikuar një video të shkurtër ku, në xhiron e pak sekondave, Vidal merr në dorë një makinë qethëse për t’u dhënë një prerje flokëve prej mohikani, të mbuluara nga një “emoji”. Pra, një prezantim i veçantë i klubit zikaltër për të njoftuar nisjen e një kapitulli të ri të jetës dhe karrierës së Arturos.

119982310_3667846046598841_5317062504061233452_o

MESFUSHË E ÇMUAR – Transferimi i Arturo Vidalit tek Interi u ka lejuar zikaltërve të ngrenë nivelin cilësor të mesfushës edhe në terma vlerësimi. Siç ka sinjalizuar ditën e djeshme emetuesi sportiv italian “Sky Sport”, zikaltrit tani me kilianin në grup kanë mesfushën e dytë më të kushtueshme të kampionateve kryesore të Europës, për një total prej 318,5 milionë eurosh të shpërndarë në 14 mesfushorë dhe një vlerë mesatare prej 22,75 milionësh.

Inter

Përpara zikaltërve qëndron vetëm Çelsi, me një mesfushë prej 389,4 milionësh (13 mesfushorë) me një vlerë mesatare prej 29,9. Në shkallën e tretë të “podiumit” ndodhet Mançester Junajtid me një vlerë prej 297,5 milionësh (9 mesfushorë) dhe një vlerësim mesatar prej 33 milionësh, me Pogbanë si lojtarin më të kushtueshëm.

Inter

Po Juventusi kampion në fuqi i Italisë? Bardhezinjtë ndodhen vetëm në vendin e 13-të, me një mesfushë që kushton 181,5 milionë (të shpërndarë në 7 mesfushorë) dhe një vlerë mesatare prej 25,9 milionësh ku spikat Artur, më i çmuari me një vlerësim prej 56 milionësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"