Rriten sërish infektimet krahasuar me një ditë më parë/ Ministria e Shëndetësisë: 15 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 17:43

Rriten sërish infektimet krahasuar me një ditë më parë/ Ministria e Shëndetësisë: 15 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Pas rritjes së numrit të testimeve, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rritur edhe numri i personave të infektuar me koronavirus. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 801 raste të reja, shifër më e lartë se një ditë më parë, ndërkohë që është rritur edhe numri i viktimave, 15 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin që ka goditur më së shumti moshën e tretë. Ndërkohë, mbetet tejet i lartë numri i personave të shtruar në spitale, duke arritur në 558 persona, shifër kjo shumë më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                     801

Të shëruar në 24 orë                1058

Të shtruar në spitale                558

Humbje jete në 24 orë             15

Testime ditore                         3842

Testime totale                  420,818

Raste pozitive                       94,651

Raste të shëruara               58,794

Raste Aktive                        34,275

Humbje jete                        1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        20674

Fier                          2894

Vlorë                      1746

Durrës                   1713

Shkodër                1474

Elbasan              1201

Lezhë                 1046

Korçë               993

Berat                981

Gjirokastër    829

Kukës          406

Dibër        318

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"