Rriten raste me koronavirus në vend, Liga Profesioniste mesazh klubeve të futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 22:14

Rriten raste me koronavirus në vend, Liga Profesioniste mesazh klubeve të futbollit

Liga Profesioniste e futbollit u ka bërë thirrje të gjitjha klubeve të futbollit shqiptar të zbatojnë me rigorozitet masat e protokollit shëndetësor për mbrojtjen prej koronavirusit.
123995391_157473699424392_4418326940033821367_o

Pasi shifrat e të infektuarëve dhe viktimave nga COVID-19 janë rritur në mënyrë shqetësuese, Liga  Profesioniste e Futbollit u është drejtuar klubeve që të tregojnë kujdes dhe vëmendje ndaj situatës së krijuar.

Liga vlerëson punën e bërë nga klubet duke shmangur rrezikun e infektimit me COVID-19.

Mesazhi i Ligës Profesioniste
Në kulmin e një krize shumë serioze dhe dramatike të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, efektet dhe pasojat e dëmshme të së cilës dihen, klubet e Kategorise Superiore kanë bërë shumë kujdes që të sigurojnë të gjitha kushtet në mënyrë që kampionati të zhvillohet pa probleme.

Të gjithë, sigurisht, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që sjell një sfidë e tillë, kështu që nuk mund të ketë hapësirë për të toleruar!

Pavarësisht shifrave të pandemisë, të gjithë klubet duhet të zbatojnë me rrigorozitet masat protokolleve të FSHF për mos përhapjen e virusit të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Puna e Klubeve shprehet qartë në numrin minimal të infektimeve si dhe me reagimin në kohë dhe me efikasitet në rastet e ndodhura. Të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e respektimit të këtyre rregullave të jashtëzakonshme si të domosdoshme për sigurimin jo vetëm të shëndetit por edhe të lojës së futbollit.

Përhapja e virusit po vazhdon andaj, kodet e sjelljes dhe protokollet të respektohen në mënyrë rigoroze dhe shembullore.

Futbolli ka nevojë për ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e të gjithë aktorëve të tij!

Tani, më shumë se kurrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"