“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dibalas tregon ditët në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 23:50

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dibalas tregon ditët në karantinë

Oriana Sabatini, e dashura e argjentinasit Paolo Dibala, ka folur për “Telefe”, nga shtëpia e tyre në Torino ku dhe i janë nënshtruar vetëkarantinimit pasi rezultuan pozitiv në testin e COVID-19.

dibala

Ajo tregon se janë sygjeruar të mos e takojnë njëri-tjetrin, por ata rrinë në të njëjtën dhomë duke qenë se të dy janë të infektuar tashmë.

dibala e fejuara

Sabatini ka folur dhe për mënyrën sesi po i kalojnë ditët, duke theksuar se është shumë i nevojshëm pushimi.

dibala

“Na këshilluan të mos e takojmë njëri-tjetrin, por ne rrimë në të njëjtën dhomë, sepse jemi të dy të infektuar. Dezinfektojmë gjithçka që prekim, hapim dritaret dhe hedhim mbeturinat shpesh.

Tani vetëm flemë gjumë, shikojmë seriale dhe gatuajmë. Është shumë e rëndësishme të pushojmë, pra nuk duhet stërvitje,” tregon Sabatini.

dibala1

dibala4

dibala 2

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"