Rrëzohet kërkesa e Skënderbeut, ndaj Kukësit gjykojnë shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 18:23

Rrëzohet kërkesa e Skënderbeut, ndaj Kukësit gjykojnë shqiptarët

Ndeshja Kukësi-Skënderbeu nuk do të gjykohet nga arbitra të huaj. Sipas burimeve të “Supersport” Federata Shqiptare e Futbollit ka rrëzuar kërkesën e klubit të Skënderbeut që gjykimi i kësaj sfide t’i besohej një 3-she arbitrash të huaj si në takimin Partizani-Kukësi.

kukesi-skenderbeu

Klubi korçar kishte depozituar një kërkesë në zyrat e FSHF për këtë çështje, por organet përkatëse pranë federatës e rrezuan këtë kërkesë duke vendosur që gjyqtarët të jenë shqiptarë.

daja takaj2

Trajneri i Skënderbeu Ilir Daja shpjegoi një ditë më parë se kishte një arsye madhore pse klubi kërkoi gjyqtare të huaj. Ai nuk kishte dyshime në aftësitë e gjyqtarëve shqiptarë, por mendonte se të huajt do të menaxhonin më mirë publikun në Kukës.

daja

Supersfida e javës së 35-të do të luhet ditën e shtunë në orën 17:30 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"