Rrëzohen Rosi dhe Lorenco, Markez shpallet kampion bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2016 | 10:56

Rrëzohen Rosi dhe Lorenco, Markez shpallet kampion bote

Spanjolli Mark Markez është shpallur për herë të tretë në karrierën e tij kampion bote në MotoGP. Mëngjesin e sotëm, piloti i Hondas ka triumfuar në garën e zhvilluar në shtëpinë e motorit të tij, në Motexhi të Japonisë, duke siguruar titullin kampion 3 gara përpara fundit.

markez

23-vjeçari spanjoll shihet tashmë si kërcënuesi numër 1 për të thyer rekordet e italianit Valentino Rosi, duke qënë se edhe pse në një moshë shumë të re dhe me një karrierë të ndritur përpara, ai numër 3 tituj kampion, në 2013-n, 2014-n dhe tashmë në 2016-n.

Fitorja e Markez që në ditën e sotme u ndihmua padyshim edhe nga rrëzimi gjatë garës i dy pilotëve të Jahamas, Valentino Rosit dhe Horge Lorencos. Rosi e nisi garën para Markezit, duke qënë se ditën e djeshme fitoi “pole-position”, por piloti spanjoll tregoi klasin e tij gjatë garës dhe e mbylli atë me festë të madhe.

“Isha me fat, mendoja se do të ishte e pamundur të shpallesha kampion në Motexhi dhe realisht nuk e prisja, por ja që ja dola. Pas gabimeve në të shkuarën këtë herë ishte e rëndësishme që të fitoja, kam mësuar shumë nga 2015-a”, u shpreh Markez në fund të garës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"