Rrëzimi nga kategoria, klubi juglindor befason me trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 19:22

Rrëzimi nga kategoria, klubi juglindor befason me trajnerin e ri

Klubi i Devollit, nuk ia doli të mbijetonte në Kategorinë e Parë, teksa u mposht në “finalen” e “Play-Out”-it ndaj Partizanit B, teksa sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Dytë.

Goli i Devollit Bishaj logo

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, juglindorët zbulojnë se trajneri i ri do të jetë Trifon Meraku, i cili së fundmi mbante postin e trajnerit të portierëve si dhe trajner i parë i ekipit të femrave.

trifon meraku

Kujtojmë që Meraku, e ka drejtuar edhe sezone më parë skuadrën e Devollit, teksa atëherë mbante emrin Bilisht Sport. Ish-portieri rikthehet kështu në stolin e skuadrës bilishtare, e cila duhet të rindërtohet nga e para, pasi 80 % e skuadrës së sezonit të shkuar janë larguar.

Devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"