Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, shpërthen kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani: Edhe sa duhet të bëhemi shtet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 14:40

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, shpërthen kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani: Edhe sa duhet të bëhemi shtet

Të shumta kanë qenë reagimet pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, teksa një nga ta la qenë edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rahmani.rraHMANI

Mbrojtësi nuk i ka kursyer kritikat e tij, për të gjithë politikën në Kosovë, duke thënë se edhe sa kohë duhet të pritet që Kosova të bëhet shtet Europian?

Reagimin e tij, Rrahmani e ka bërë nëpërmjet faqes zyrtare, ku thotë se është e pakuptueshme se si në një kohë si kjo për shkak të koronavirusit, politikanëve nuk iu intereson shëndeti i qytetarëve, të cilëve do iu kërkojnë votën përsëri. “Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemike, të kenë më shumë rëndësi interesat personalë se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do kërkojnë votën prap, është e pakuptueshme.rebic rrahmani

Edhe sa duhet të presim që Kosova të bëhet një shtet europian? Si çdo Kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem të jetoj aty. Është vendi im. E dua. Njeriu që ka marrë vota më së shumti nga populli, bie. Bie edhe fjala e popullit.”, shkruan Rrahmani.

 

rrahmani3

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"