Rreziku për Europën, Idrizi jep garanci: Pagova 470 mijë euro, bashkia të më kthejë borxhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 17:36

Rreziku për Europën, Idrizi jep garanci: Pagova 470 mijë euro, bashkia të më kthejë borxhet

Flamurtari sezonin e fundit nuk u licenc ua nga UEFA për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Pavarësisht se matematikisht nuk u përfshi në vendet që të japin një “biletë” në këtë kompeticion, klubi vlonjat u përjashtua prej borxheve të prapambetura. Asokohe FSHF-ja njoftoi se klubi nuk plotësonte kriteret e “Fair Play Financiar” për shkak të detyrimeve ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve.

Idrizi

Edhe pse ka kaluar një vit, historia nuk ka ndryshuar dhe rreziku mbetet i njëjtë për kuqezinjtë. Skuadra mund të mos licencohet as për këtë vit, edhe pse vetë Sinan Idrizi beson se situata mund të shkojë drejt ndreqjes. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, administratori shpjegon se çështja të krijon mundësi që të mos vuajnë të njëjtin shqetësim si sezonin e kaluar. Edhe pse deklaron se është shpejt për të folur për licencimin, evidenton se është mirë që “kambanat” të bien që tani. Sakaq, numri një i klubit saktëson se licencimi nuk lidhet me borxhet ndaj ishlojtarëve apo ish-trajnerëve, por me një mosrakordim në Tatime.

“Nuk është e vërtetë që Flamurtari në fund të sezonit të kaluar nuk është licencuar për shkak të borxheve. Nuk ka asnjë borxh që na ka penguar ne licencimin. Ka një problem me mosrakordimet me Tatimet. Djemtë e Flamurtarit që na çuan në gjyq kërkuan që ne të mos licencohemi për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

Pra, nuk kanë qenë vonesat tona dhe për këtë nuk ka shanse. Jemi në nisje të kampionatit dhe të flasësh për histori licencimesh tani është shpejt. Megjithatë, më mirë që po u biem ‘kambanave’ që tani, që të mos jemi të papërgatitur në fund”, tha fillimisht Idrizi.

KËRKESA – Administratori deklaroi se do të kërkojë të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës për t’i kthyer detyrimet që ai ka paguar. Ai pretendon se ka paguar 470 mijë euro, ndërsa apelon që këto lekë të kthehen në konton e klubit, pasi mungesa e tyre mund të sjellë probleme në funksionimin normal të aktivitetit. “Këtë histori kemi ne gjithmonë, në çdo kampionat. Në ditët në vazhdim do të depozitoj kërkesën pranë Bashkisë Vlorë, që të mblidhet Këshilli Bashkiak. Janë shuma që ne nuk i përballojmë dot. Shifrat i dinë, por duhet që ato të kthehen në kontot e ekipit.

idrizi-470x303

Vitin e parë që ne morëm Flamurtarin në muajin janar, këshilli mori vendimin që 200 milionë lekët që u miratuan të kalonin për të shlyer borxhet. Na dhanë vetëm 30 milionë dhe ngelëm me kaq. Të tjerave nuk u del për zot njeri. Janë rreth 470 mijë euro që ne kemi paguar deri tani. Me këto shuma patjetër që do të ketë probleme me mbarëvajtjen e klubit. Por, lind pyetja: çfarë do bëjmë? Të gjitha këto borxhet unë i kam paguar.

Është shlyer Gjoka, por edhe futbollistët që nuk u njoh as emrat e as fisin. Do të kthehen këto apo jo? Për këto duhet që të përgjigjen ata që kanë bërë kontratat. Është e njëjta histori edhe këtë vit, por këto gjëra sjellin pengesë për mbarëvajtjen e punëve dhe me Tatimet. Nëse klubit i heq kaq lekë, krijon çrregullime”, theksoi numri një i klubit kuqezi.

ERMAL SIKA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"