“Rreziku i supervirusit”, çfarë transmetonte në 2015 emisioni italian për “arritjen” e shkencëtarëve kinezë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 23:55

“Rreziku i supervirusit”, çfarë transmetonte në 2015 emisioni italian për “arritjen” e shkencëtarëve kinezë?

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.” Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015, ku fundi i emisionit shtronte pyetjen “A ja vlen rreziku?”.

coronavirus1

Ishte një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë me virusin Sars të marrë nga lakuriqët dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super virus që mund të prekë njerëzit”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi, por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh“, thuhet në atë emision, i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.

Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojeve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” të prekur me virusin Sars, që shkakton pneumoni akute, megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.

“Me të vërtetë pikërisht kjo molekulë e quajtur SHCO14, – vazhdon emisioni, – lejon koronavirusin të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke nxitur sindromën.

Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.

vv

Dhe është pikërisht kjo mundësi që ngre shumë polemika. Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse, por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.

Për një pjesë të botës shkencore, shanset që virusi të kalojë tek njerëzit do të ishte i parëndësishëm në krahasim me përfitimet.

Për emisionin në fjalë reagoi edhe ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"