Rrezikon të kthehet në një çështje për Tiranën, sulmuesi i larguar kërkon 6 muaj rroga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 16:44

Rrezikon të kthehet në një çështje për Tiranën, sulmuesi i larguar kërkon 6 muaj rroga

Lojtarë që vinë, të tjerë ikin, por Ismael Dunga rrezikon të kthehet në një çështje për Tiranën. “Panorama Sport” mëson se lojtari pretendon që Tirana i detyrohet disa rroga.

ismael dunga

Më saktë janë gjashtë rroga që keniani ka kërkuar t’i shlyhen nga klubi. Në një komunikim, futbollisti e ka pohuar një fakt të tillë, pra që Tirana i detyrohet gjashtë muaj pagesa. Nga ana e klubit thuhet se janë çështje administrative, ndërkohë që çështja rrezikon të shkojë në instancat e federatës.

Gjithsesi çështja Dunga duhet parë me kujdes, sepse lojtari nuk ka luajtur për shumë muaj, sepse ishte i dëmtuar. Deri në fund të shkurtit ishte në Kenia pas operacionit në menisk, ndërsa në fushën e lojës u kthye pas pandemisë dhe luajti shumë pak. Dunga është aktivizuar gjithsej 700 minuta mes Kupës dhe kampionatit gjatë 18 takimeve. Në verën e shkuar erdhi si blerje e bujshme. I marrë nga Luftëtari për të zëvendësuar Majkëll Ngonë.

dunga hasani

Gjithsesi, në fushë sa herë luante, shënonte. Nuk ishte lider, por mbushës në skuadër dhe 4 golat në 450 minuta në kampionat nuk janë pak. Lojtari nuk tregoi pothuajse asgjë në fushën e lojës, sipas Tiranës, falë fatit të keq, sepse u dëmtua dhe u operua. Problem që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"