Rrezikon shkarkimin pas turpërimit, Kuman: Ndjej mbështetjen e lojtarëve, por për të tjerët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 23:47

Rrezikon shkarkimin pas turpërimit, Kuman: Ndjej mbështetjen e lojtarëve, por për të tjerët…

Ronald Kuman është shumë pranë largimit nga Barcelona. Pas humbjes 3-0 ndaj Benfikës, tifozët kanë kërkuar largimin e tij dhe marrëdhënia e trajnerit holandez me presidentin Laporta nuk është ndër më të mirat, duke e bërë mëse të mundshme një gjë të tillë.

kuman

Por vetë tekniku, pas sfidës deklaroi se rezultati dhe loja kishin qenë dy gjëra të ndryshme dhe në këto momente kishte mbështetjen e ekipit.

“Rezultati përfundimtar është i vështirë për t’u pranuar. Mendoj se ajo që u pa në fushë nuk u reflektua në rezultat, pasi edhe pse po mundeshim, kemi luajtur mirë deri në rezultatin 2-0. Kishim 4 mundësi të pastra shënim,. Por ne nuk shënuan dhe ata realizuan tre.

Kemi luajtur keq ndoshta në 15 minutat e fundit, por edhe kundërshtarët kanë cilësi. Duhet të mbrojmë. Fizikisht ka ekipe që janë në formë më të mirë, kështu është situata.

A kam frikë se nuk kalojmë grupet? Nuk do të diskutoj nivelin e këtij ekipi. Nuk mund të ngrihet një opinion mbi një ekip duke u bazuar mbi vitet e kaluara. Kështu janë gjërat, për mua është më e qartë se uji.

A ndjej mbështetje nga klubi? Unë do të jap opinionin tim vetëm për ekipin, lojtarët e mi. Ndjej mbështetje nga lojtarët e mi, pastaj për të tjerët, nuk di çfarë të them”, ishin fjalët e Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"