Rrezikon jetën duke luajtur në Superiore, futbollisti që sapo firmosi me Egnatian luan kundër këshillës së mjekëve: Vetëm Zoti më ndal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 23:23

Rrezikon jetën duke luajtur në Superiore, futbollisti që sapo firmosi me Egnatian luan kundër këshillës së mjekëve: Vetëm Zoti më ndal

Klubi i Egnatias ka bërë një lëvizje të bujshme gjatë merkatos së janarit duke afruar një emër me eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare. Ganezi Rafael Duamena, futbollisti i cili ka luajtur në të kaluarën në Spanjë me Levanten apo në Zvicër me Zyrihun, është bërë pjesë e rrogozhinasve. E megjithatë, te Egnatia kanë një arsye madhore pse të shqetësohen.

duamena

Fakti pse Duamena është zhdukur nga futbolli profesionist në dy vitet e fundit, nuk ka të bëjë me formën e tij, por gjendjen shëndetësore të lojtarit. Pak vite më parë, atij i është diagnostikuar një problem në zemër dhe në vitin 2020, u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste pa shuam sukses me Real Saragozën.  Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë, por Duamena ka vepruar kundër këshillave të tyre.

Në një intervistë të dhënë për NZZ pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë. Një herë te Saragoza e së fundmi ndërsa ishte në stolin e rezervave te FC Linz në futbollin austriak. Në të dy rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por Duamena ka bërë të kundërtën dhe kundër këshillës së mjekëve, ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të hequr defibrilatorin, duke e fajësuar mosfunksionimin e tij për problemet që ka përjetuar në fushë.

RAFAEL DUAMENA

“Nuk e dija se kur do të vinte goditja e radhës. Nuk do ia uroja askujt në botë atë ndjesi”, tha Duamena për NZZ. “Kam parë aq shumë doktorë. Të gjithë thonë diçka të ndryshme. Unë i respektoj opinionet dhe diagnozat. Por nuk i shoh me seriozitet, disa herë qesh. Vetëm dikush mund të më thotë që ka ardhur koha të ndalem” Zoti”, u shpreh futbollisti duke dalë hapur kundër këshillës së mjekëve, që me sa duket nuk kanë bindur as Egnatian që firmosi me të.


View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"