Rrezikon burgun në Serbi, Real Madridi merr vendimin për Luka Joviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:03

Rrezikon burgun në Serbi, Real Madridi merr vendimin për Luka Joviçin

Luka Joviç është në telashe kohët e fundit, pasi rrezikon të dënohet me burg pasi ka udhëtuar drejt vendlindjes në kohën kur qeveria ka bllokuar të gjithë transportin për shkak të pandemisë së koronavirusit.luka-jovic-real-madrid-1572509270-27062

Vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tregua i ashpër me sulmuesin duke shtuar se nuk mund të merret parasysh fakti që është një emër i njohur i futbollit.

Gjithashtu Reali nuk duket i bindur me futbollistin dhe e ka nxjerrë atë në merkato. Madrilenët dëshirojnë ta largojnë futbollistin pas vetëm një sezoni, pasi nuk ka bindur.jovic

Nga kjo kërkojnë të përfitojnë Çelsi dhe Totenhemi, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin tjetër dhe do të përpiqen të afrojnë Joviçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"