Rrezikon 4 deri në 12 vjet burgim, rrëfehet Dani Alvesh: Gënjeva për tradhtinë ndaj gruas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 23:31

Rrezikon 4 deri në 12 vjet burgim, rrëfehet Dani Alvesh: Gënjeva për tradhtinë ndaj gruas

Çdo ditë që kalon dalin në dritë zhvillime të veçanta e interesante në lidhje me procesin në ngarkim të mbrojtësit Dani Alvesh. Prej ditësh ai ndodhet në burgun “Biens 2” në Barcelonë me akuzën për agresion seksual ndaj një femre 23 vjeç.

dani-alves-with-wife

Mes shumë zhvillimeve ajo që ka rënë në sy është fakti se në tri deponime të bëra nga braziliani përpara prokurorëve të çështjes, ai ka dhënë tri versione të ndryshme për ngjarjen. Këto mospërputhje qëndrimesh të tij janë bërë shkak që gjykata e Barcelonës të vendosë arrest me burg për 39-vjeçarin.

Teksa ka kaluar disa ditë pas hekurave, Dani Alvesh ka vendosur të flasë hapur nëpërmjet avokatit të ri mbrojtës, Kristobal Mertel. Duke folur për televizionin spanjolle “RTVE”, avokati i mirënjohur në Spanjë ka përcjellë fjalët e mbrojtësit që nga qelia e tij në “Brians 2”. “Dani Alvesh ka deponuar tri herë ndryshe, sepse gjithnjë ka menduar se si ta fshehë tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes së vet”, ka thënë avokati mbrojtës i lojtarit. Por vetë bashkëshortja e tij, Joana Sanz, ka fshirë nga profili i saj në rrjetet sociale fotot e bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle kanë bërë me dije se mbrojtësi brazilian i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë së Barcelonës që të deponojë për herë të katërt, ndoshta këtë herë për të hedhur vetë më shumë dritë rreth ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e 30 dhjetorit të kaluar.

Por për televizionin spanjolle “RTVE”, avokati mbrojtës i Dani Alveshit ka përsëritur faktin se lojtari është futur në kurth. Kujtojmë se nëse Dani Alvesh shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, ai rrezikon nga 4 deri në 12 vjet burgim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"