Rrezikohet përballje me Partizanin e Beogradit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:57

Rrezikohet përballje me Partizanin e Beogradit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit në Europë

Tri ekipe të Kategorisë Superiore, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen e turit të parë, të cilën UEFA e ka programuar për t’u luajtur më 27 gusht. Siç dihet, për të shmangur sistemin vajtje-ardhje, do të luhet vetëm një takim, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar fusha në shortin që UEFA do të hedhë më 10 gusht.

Limaj goli Kukesi logo

Kukësi, Laçi dhe Teuta janë me sytë nga Nioni i
Zvicrës për të mësuar kundërshtarin, dhe mbi të
gjitha, vendin se ku do të luhet ndeshja në këtë
situatë të pazakontë prej koronavirusit. Por kush janë rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare?teuta me kupen

UEFA përcakton ndarjen në vazo në bazë të koeficientit dhe në turin e parë mes skuadrave të cilësuara favorite është Kukësi. Ndërsa Laçi dhe Teuta janë në vazon e skuadrave jofavorite dhe në letër rivalët që pritet të kenë janë më të
fortë.laci

Skuadrat e të njëjtit shtet nuk mund të
përballen në këtë tur. Laçi dhe Teuta rrezikojnë
të luajnë ndaj ekipeve si Partizani i Beogradit
(Serbi), Steaua e Bukureshtit (Rumani) dhe Malmo (Suedi), por mund të kenë përballë edhe ekipin shqiptar të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës.

82A7EC55-BCEB-47EC-A13A-AF9787A8709A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"