Rrezikohet dënimi me vdekje, kërcënim serioz për tifozët që përdorin drogë gjatë Botërorit në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2022 | 21:52

Rrezikohet dënimi me vdekje, kërcënim serioz për tifozët që përdorin drogë gjatë Botërorit në Katar

Katar 2022 do të jetë një Botëror unik në llojin e tij, jo vetëm për faktin se bota arabe pret për herë të parë një aktivitet të tillë apo për faktin se në këtë vend tifozët do të jenë shumë të kujdesshëm për veprimet që bëjnë. Konsumi i alkoolit nuk do të jetë shqetësimi më i madh, por ai i përdorimit të drogës.

asdasdasdsadasdasd

Në mediat britanike sot u është kujtuar tifozëve të cilët konsumojnë drogë se nëse e bëjnë një gjë të tillë në Katar, mund të rrezikojnë edhe vdekjen, teksa dënimet me burg janë shumë të ashpra në këtë vend. Sipas ligjeve në këtë vend, njerëzi që fusin drogë në vend përballen me 20 vite burg dhe me gjobë nga 21 mijë paund, deri në 64 mijë paund. Ndërsa ata që janë përsëritës, mund të dënohen me vdekje apo me burgim të përjetshëm.

Edhe qeveria britanike e cila di problemet e tifozëve pasi policia britanike u përballe me tifozë nën efektin e alkoolit dhe drogave në finalen e Euro 2020 në “Uembli”, ka paralajmëruar mbështetësit që po planifikojnë udhëtimin këtë fundviti që të shmangin çfarëdo problemi të tillë, pasi nw Katar ka tolerancë zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"