Rrezik kartonësh për dy titullarët e Interit, por Konte s’do kursejë asnjë ndaj Xhenoas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 21:40

Rrezik kartonësh për dy titullarët e Interit, por Konte s’do kursejë asnjë ndaj Xhenoas

Pasi përfunduan dy ditët e pushimit të lejuara nga Antonio Konte pas derbit, të mërkurën pasdite, Interi u rikthye në “Appiano Gentile” për nisjen e përgatitjes së sfidës të së dielës pasdite (ora 15:00) në “San Siro” kundër Xhenoas. Kundërshtar i ndërlikuar, meqenëse nga ndryshimi në stol, me afrimin e Davide Balardinit, kuqeblutë kanë humbur vetëm një ndeshje (5 fitore dhe 4 barazime kompletojnë bilanin), pikërisht si zikaltrit në të njëjtën periudhë (por që kanë 7 fitore dhe 2 barazime).
lukaku.brozovic.lautaro.inter.siviglia.2019.20.delusi.750x450

DYSHIM VETËM NË TË DJATHË – Me tri ndeshje brenda nëntë ditësh, duke llogaritur edhe turnin mesjavor, nuk është momenti të shkëputet spina, madje është rasti për të qëndruar solid duke shpresuar që Milani dhe Juventusi, të angazhuara në Europë, të humbasin pikë rrugës. Skualifikimi i Hakimit do të detyrojë Konten të kryejë ndryshimin e vetëm në 11-shen e aktivizuar kundër Lacios dhe Milanit. Me D’Ambrozion ende jo në formë optimale pas dëmtimit të fillimit të vitit, në krahun e djathtë do t’i takojë njërit mes Darmianit dhe Jangut. Me këtë të fundit që tashmë ndodhet prapa në hierarki krahasuar me Perisiçin dhe shpreson të gjejë një fanellë titullari në korsinë e kundërt. Pavarësisht se Bastoni, Barela (i riaftësuar, së bashku me Shkriniarin, pas problemeve pas derbit), Brozoviç dhe Lukaku janë të paralajmëruar me kartonë, trajneri nuk duket të ketë qëllim të bëjë rrotacion: ndoshta ndonjë ndryshim do të ketë të enjten me Parmën, sfidë që paraprin duelin me Atalantën.
VIDAL
VIDAL KËRKON NJË VEND – Eriksen mendohet të jetë edhe një herë i preferuari kundrejt Vidalit. Kiliani ndërkohë ka kaluar shqetësimet fizike dhe kërkon një vend nga minuta e parë. Të hënën u stërvit jashtë programi, së bashku me zv.presidentin Havier Zaneti). Për t’u verifikuar gatishmëria e Sensit, me shanse të ulëta grumbullimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"