Rreshtimi pa dy senatorë, “demat” të cunguar ndaj durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 13:35

Rreshtimi pa dy senatorë, “demat” të cunguar ndaj durrsakëve

Partizani luan ditën e sotme ndeshjen e fundit të fazës së dytë, që konsiston me javën e 18-të. Përballë, në orën 16:00, në stadiumin e të kuqve, është Teuta në një betejë mjaft delikate për të kuqtë, që vijnë pas dy rezultateve jopozitive në ndeshjet e fundit.

Collage Maker-26-Jan-2023-11.05-AM

Nuk do të jenë Skuka dhe Bitri, të cilët s’llogariten më, por një lajm i mirë është fakti se Da Silva është rikthyer dhe pritet të ketë minuta në këtë sfidë, me shumë mundësi duke e nisur nga stoli, pasi vjen pas më shumë se tre muajsh jashtë. Përveç Sabit Bilalit dhe Marçelino Prekës, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion. Trajneri Kolela, i cili ishte mjaft i qeshur në seancën e fundit, të zhvilluar pasditen e djeshme, nuk është se ka shumë alternativa potenciale në dispozicion.

Në portë pritet Rexhepi, teksa në mbrojtje Menish me shumë mundësi do të zëvendësojë Bitrin për të luajtur krah Sotës. Në anët e mbrojtjes Hadroj është i sigurt, teksa ka pasur vazhdimisht dyshime rreth aktivizimit te Buxhelajt apo Atanaskoskit. Mesfusha pritet të përbëhet nga “trio” e zakonshme, teksa në sulm priten Cara, Hoti dhe Mensah. Nga ana tjetër, Martini te Teuta ka bërë zgjedhjet e tij, teksa mungesë të vetme për këtë sfidë ai ka kapitenin Emiljano Vila, i cili ka pësuar një dëmtim.

dfm,nf,f

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"