Rreshtimi i ri i Skënderbeut ul dy golashënues në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2016 | 21:24

Rreshtimi i ri i Skënderbeut ul dy golashënues në stol

Skënderbeu i sezonit të ri tashmë është gati dhe për numrin një të pankinës bardhëkuqe tani është koha që të diktojë se cili do të jetë formacioni më i mirë i mundshëm, që do të jetë emblemë e këtij Skënderbeu në versionin “italian”.

skenderbeu-pelister

Dje, Agostineli ka bërë provat e para gjenerale të një formacioni të mundshëm që do të përdoret në pjesën më të madhe të sezonit. Duket se nga të dhënat e para të përgatitjeve, trajneri italian e ka të fiksuar pjesën më të madhe të formacionit, teksa deri në mesin e fushës duket i blinduar dhe pa pikën më të vogël të dyshimit.

skenderbeu

Porta si zakonisht i takon kapitenit Orges Shehi. Më pas Vangjeli dhe Mici do të mbulojnë krahët e mbrojtjes me dyshen Radas-Osmani në qendër. Edhe qendra e mesfushës duket se për momentin është pronë e Lilajt dhe Orelesit, që do të formojnë digën para mbrojtjes. Lufta e hapur është për katër lojtarët e tjerë të formacionit, ku janë shtatë alternativa të mundshme.

Krahu i djathtë i mesfushës duket se është pronë e Fukuit, ndërsa në të majtë Agostineli provoi Gavazajn, por rikthimi i Latifit do ta spostojë në stol lojtarin kosovar. Serxhio është më i favorizuar se Xhejms në rolin e sulmuesit të dytë, ndërsa Salihi është pika e parë e referimit në sulm, pa harruar Plakun. Ky, në pjesën më të madhe të sezonit, do të jetë formacioni i mundshëm i Skënderbeut.

Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"