Rrëmujë te Malaga e Bares dhe Sadikut, gjykata “ngrin” presidentin e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 19:15

Rrëmujë te Malaga e Bares dhe Sadikut, gjykata “ngrin” presidentin e klubit

Problemet për Malagën e dy futbollistëve të Shqipërisë Keidi Bare dhe Armando Sadiku nuk përfundojnë.

Al-Thani-malaga

Një gjykatë në rajonin e Andaluzisë vendosi pezullimin për 6 muaj nga detyra të presidentit të Malagës Abdullah Bin Naser Al Tani për shkak të abuzimeve financiare me klubin spanjoll.

Biznesmeni nga Katari akuzohet për disa vepra penale: përvetësim i paligjshëm, menaxhim të gabuar të financave dhe dëmtim të interesave të financuesve të klubit. Në postin e presidentit është emëruar përkohësisht Hoze Maria Munjoz.

1920x1080c_1912383120-02-19-entrenomalagacf25
Që prej vitit 2018, Malaga po kalon probleme të mëdha financiare duke rrezikuar momentalisht të zbresë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Kriza financiare e klubit rrezikoi të shiste Keidi Baren për të përfituar të ardhura që do të shërbenin për shlyerjen e një pjese të detyrimeve financiare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"