“Rrëmuja e zemrës time”, vajza e Mihajloviç zbulon lidhjen me futbollistin 5 vite më të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 20:46

“Rrëmuja e zemrës time”, vajza e Mihajloviç zbulon lidhjen me futbollistin 5 vite më të ri

Viktorija Mihajloviç ka bërë publik personin që i ka “rrëmbyer zemrën”. Vajza e trajnerit serb, Sinisha Mihajloviç, nuk e ka mbajtur më të fshehtë lidhjen e dashurisë me sulmuesin e talentuar italian Pietro Pelegri.

Vajza e Sinishes

Ajo ka postuar në fundmi në Instagram, fotolo në krahët e 19-vjeçarit, i cili është pjesë e Monakos në francë, prej vitit 2018-të.

viktorija-mihajlovic-pietro-pellegri

“Rrëmuja e zemrës time”, ishte dicitura e përdorur nga 24-vjeçarja, për foton e postuar me Pellegrin, ndërsa ky i fundit komentoi menjëherë me fjalët “i çmendur pas teje”.

mihapelle

Vlen të theksohet fakti se futbollisti është 5 vite më i vogël se vajza e Sinishës, por kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në dashurinë e tyre, që duket të jetë tepër e zjarrtë.

8

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"