Rregullorja/ Mavraj mori karton të kuq, por ja pse mund të jetë sot në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 12:03

Rregullorja/ Mavraj mori karton të kuq, por ja pse mund të jetë sot në formacion

Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq, por do të jetë në protokoll për këtë ndeshje, edhe në rast se në momentin e fundit trajneri vendos të ndryshojë mendim për të mos e aktivizuar si titullar. Kjo, për vetë faktin se rasti i kapitenit ndryshon nga ai i Kaçes disa vite më parë.

mavraj kartoni i kuq

Më 26 mars 2016, Ergys Kaçe u ndëshkua me karton të kuq në miqësoren ndaj Austrisë dhe u aktivizua në kombëtare tri ditë më vonë, në miqësoren tjetër kundër Luksemburgut.

kace1

Për aktivizim në të njëjtën natyrë ndeshjeje, kuqezinjtë u penalizuan me humbje të ndeshjes në tavolinë, 0- 3. Në rastin e Mavrajt, rregullorja e saktëson se do duhet të vuajë pezullimin në ndeshjen e radhës të të njëjtit kompeticion, pra, në Ligën e Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"