RREGULLORJA/ Ja shansi për Flamurtarin dhe Luftëtarin që të heqin penalizimin e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 9:33

RREGULLORJA/ Ja shansi për Flamurtarin dhe Luftëtarin që të heqin penalizimin e FIFA-s

Vendimi i FIFA-s për Flamurtarin dhe Luftëtarin lë një hapësirë që u vjen në ndihmë klubeve për të hequr bllokimin e merkatos. 

goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

Sipas rregullores së FIFA-s, çdo vendim që ndalon klubet të regjistrojnë ndonjë lojtar të ri, vendës apo të huaj, për një afat që ka vendosur Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, mund të hiqet menjëherë pasi të paguhet shuma e duhur për individët që kanë fituar gjyqet.

lUFTETARI-FLAMUTARI

Në këto kushte, vlonjatët dhe gjirokastritët mund të federojnë lojtarë brenda këtij sesioni të merkatos (deri më 31 janar 2020) nëse shlyejnë apo gjejnë marrëveshje gjatë këtij muaji janar me rumunin Kristian Sirghi dhe brazilianin Marko Aurelio. Të dyja klubet pretendojnë se i kanë gjetur marrëveshjet, por kjo mbetet të konfirmohet në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"