Rregullorja/ Ja çfarë rrezikon Tirana pas hyrjes së tifozëve në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 23:16

Rregullorja/ Ja çfarë rrezikon Tirana pas hyrjes së tifozëve në fushë

Tirana-Kukësi u mbyll në një mënyrë të shëmtuar, me tifozët e Tiranës që u futën në fushë pas ndeshjes, duke protestuar tek lojtarët e tyre për rezultatet e dobëta.

tiranaanaa

Por, rregullorja sipas Kodit të Disiplinës, në nenin 65 të saj, parashikon gjobë për klubin, si edhe pika a), parashikon se ekipi përgjegjës do të luajë 1 ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë, pika b), e cila parashikon humbjen në tavolinë, bie poshtë, pasi ndeshja ishte mbyllur nga kryesori Jorgji.

Neni 65 Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

  1. Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që dështojnë në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre në përputhje me Neni 65 do të dënohen me gjobë.
  2. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anullimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë
  3. Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë: 37 Kodi i Disiplinës Sportive a) në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, pa shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë. b) në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium, ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera, do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë
  4. Organi gjykues ka të drejtë të vendos dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"