Rregullorja e FSHF-së, Skënderbeu do ta luajë Superkupën me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 12:02

Rregullorja e FSHF-së, Skënderbeu do ta luajë Superkupën me Laçin

Skënderbeu është kampioni absolut i këtij sezoni në futbollin shqiptar. Skuadra korçarë arriti t’i fitonte të 2 trofetë, si kurrë më parë në historinë e futbollit shqiptar.

ndeshja-2

Bardhekuqtë e Ilir Dajës, mposhtën Laçin, në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 1-0 dhe dilema e vetme është se cili do jetë çifti finalist i Superkuës, me qenë se skuadra korçare i fitoi të dyja trofetë.

Për këtë rast vjen në ndihm rregullorja e FSHF-së, ku në nenin 102, pika 2 dhe 3 thuhet:

2 .Në rast se një skuadër brenda një sezoni, shpallet Kampione e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të skuadrës finaliste të Kupës së Shqipërisë.

3 .Ekipi pritës për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë do të jetë ekipi fitues i Kampionatit të Kategorisë Superiore.

Pra më 12 gusht, skuadra e Skënderbeu do të luajë Superkupën ndaj Laçit, finalistes së Kupës së Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"