Rregullore që “shkreton” stadiumet, po Liga Profesioniste ku është?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 17:33

Rregullore që “shkreton” stadiumet, po Liga Profesioniste ku është?

Më 17 maj të vitit 2001, u përsërit ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë. Zyrtarisht kjo ndodhi për shkak të një gabimi teknik në ndeshjen e parë, por ndër vite është folur shumë se ishte një kalkulim i dy ish-presidentëve.

Cela-Xhani

Është thënë shpesh nën zë se të ndjerit Myftar Çela dhe Albert Xhanit u pati shijuar stadiumi “Qemal Stafa” plot me afro 15 mijë bileta të shitura dhe duke shfrytëzuar edhe gabimin teknik, vendosën ta riluanin atë ndeshje. Po sot, çfarë ndodh? Prej disa vitesh federata aplikoi sistemin e mbylljes totale të stadiumeve për ndeshje të tëra, duke i bërë ato më të shkreta.

Vazhdon të mbetet një praktikë e dështuar, por në këtë rast nuk është vetëm federata përgjegjëse. Klubet do të duhej të ngrinin zërin që ky rregull të ndryshojë dhe ndërkohë të përfshihej edhe shteti me projekte konkrete për të afruar sa më shumë tifozë në stadiume.

Ndërkohë, vazhdohet mbyllja e stadiumeve në mënyrë të pamëshirshme, duke i boshatisur ato sistematikisht, a thua se nuk mjafton emigracioni i shfrenuar dhe varfëria në këtë vend.

Dritat dhe ndeshjet e dyshimta

Tirana-Vllaznia do të luhet pa tifozë, por do të luhet në mbrëmje, me drita. Edhe Tirana-Laçi u luajt pa tifozë, por me drita. Edhe Partizani me Teutën luajtën me stadiumin bosh, por me drita.

fotooo-770x470

Përveç pyetjes retorike se për kë luajnë këto skuadra kur impiantet janë bosh, lind edhe një tjetër pyetje që nuk merr kurrë përgjigje: Kur luhet pa tifozë, pse ndeshjet luhen në mbrëmje dhe shpenzohet dyfish për dritat?

liga profesioniste fshf

Po Liga Profesioniste, pse nuk e ngre zërin për situatën absurde që është krijuar në dy muajt e parë të kampionatit? Ajo është e para që duhet të mbrojë interesat e klubeve. A e shqetëson federatën, Ligën dhe Ministrinë e Sporteve që në Vlorë u mbyll stadiumi edhe pa qenë i dënuar fare? Me sa duket, jo…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"