Rregulli i çuditshëm/ Leva rrezikon 10 ditë karantinë, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 21:46

Rregulli i çuditshëm/ Leva rrezikon 10 ditë karantinë, ja arsyeja

Robert Levandovski rrezikoi jo pak për të mos marrë pjesë në ndeshjen e 3 janarit në kampionat. Sulmuesi polak udhëtoi së bashku me familjen në Dubai për të marrë pjesë në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” ku dhe në fund arriti të merrte çmimin si sulmuesi më i mirë.

37329636-9092317-image-a-22_1609159108884

Por “Bild” shkruan se Dubai hyn në zonën e kuqe për sa i përket pandemisë dhe nëse udhëton nga Dubai në Gjermani, duhet të karantinohesh për gati 10 ditë. Rrezikon polaku sfidën me Maincin? Sipas rregullave të Bavarisë, nëse një person udhëton për çështje pune, atëherë ai nuk është i detyruar të karantinohet.

Sipas “Bild”-it, Bajerni i ka dhënë leje sulmuesit dhe e ka quajtur këtë udhëtim si udhëtim pune dhe jo privat, edhe pse lojtari u pa në plazhet e Dubait së bashku me fëmijët e tij. 32- vjeçari do të jetë i gatshëm për sfidën e 3 janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"