Rregull i ri për lojtarët e Barcelonës, zbulohet plani i Kumanit për ndeshjet në “Camp Nou”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 11:50

Rregull i ri për lojtarët e Barcelonës, zbulohet plani i Kumanit për ndeshjet në “Camp Nou”

Ronald Kuman po përgatitet për debutimin e tij me skuadrën e Barcelonës, me bindjen që ende ka disa gjëra për të rregulluar, edhe pse është në rrugën e duhur. Skuadra po punon maksimalisht, por ka një numër të lartë futbollistësh (30) dhe trajneri kërkon që t’i ketë të gjithë në formë fizike dhe taktike për këtë duel.

kUMAN

Për këtë javë, numri një i katalanasve ka programuar planin e punës për 7 ditët, ku do të ketë stërvitje nga 2 seanca në ditë dhe disa ushtrime të lehta në ditën e ndeshjes. Megjithatë, ai po mendon që t’i lërë pushim futbollistët ditën e enjte. Dje u stërvitën pasdite në orën 18:30, ndërsa sot do të ketë stërvitje paradite dhe pasdite.

Do të jenë ditë të ngjeshura në aspektin fizik, por të shtunën do të ketë punë taktike. Kuman nuk do ta tregojë listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, por do të presë stërvitjen ditën e ndeshjes me Vijarealin për të bërë publike listën e të grumbulluarve. Te Barcelona do të ketë një rregull të ri për të gjitha ndeshjet që do të luhen në “Camp Nou”. Skuadra do të ketë një stërvitje të lehtë përpara sfidës. Mbetet për t’u parë nëse trajneri Ronald Kuman do të ketë një plan edhe për ndeshjet që do të luhen në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"