Rrëfimi tronditës i skiatores austriake: U përdhunova nga një shok i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 22:28

Rrëfimi tronditës i skiatores austriake: U përdhunova nga një shok i skuadrës

Janë të rënda akuzat e skiatores austriake Nikola Uerdenig kundër federatës së saj dhënë për të përditshmen vendase “Standard”. 58-vjeçarja e katërta në zbritje olimpike në Insbruk në vitin 1976, dhe e bija e ish-trajnerit austriak Ernst Spies dhe e Erika Mahringer që fitoi 2 medalje bronzi në olimpiadën e vitit 1948 ka bërë akuza të forta.

1200px-Nicola_Spiess_Werdenigg

“U përdhunova në moshën 16-vjeçare nga një shok i skuadrës pasi më dhanë për të pirë bashkë me një burrë tjetër. Ka pasur shpesh ngacmime seksuale nga trajnerët, shokët e skuadrës madje edhe nga anëtarë të stafit. Ndodhte në sy të të gjithëve, por nuk u mor asnjë masë.

Skiatorja

Në atë kohë këto konsideroheshin si “aventura dashurie”. Një skiatoreje të re i regjistruan me një kamer të fshehtë “herën e parë”. Ia treguan më pas videon të gjithë skuadrës, por askush nuk pësoi gjë. Ajo u tërhoq dhe nuk garoi më” – tha skiatorja e famshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"