Rrëfimi tronditës i arbitrit: Trukimet i bëjnë presidentët, e neveritshme sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 22:54

Rrëfimi tronditës i arbitrit: Trukimet i bëjnë presidentët, e neveritshme sepse…

Pas skandalit që shpërtheu në Belgjikë dy ditë më parë, ku të shumtë ishin ata që akuzoheshin për manipulime ndeshjesh, është një arbitër belg që flet për RTL, në lidhje me këtë çështje të nxehtë. Arbitri, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, tregon për ndikimin që kanë nga jashtë, dhe ndeshjet paracaktohen para se të luhen.

“Pothuajse asnjë ndeshje nuk luhet pa ndikim të jashtëm ose marrëveshje për ekipin që do të fitojë. Nuk janë arbitrat që manipulojnë takimet, por drejtuesit e klubeve. Ata njihen të gjithë me njëri-tjetrin dhe arrijnë marrëveshje para takimeve: ‘do të ishte mirë po të më lije të fitoja ose do të ishte mirë nëse do të humbisja’”.

425366_TS_12-10-18_4418736021_

Siç shprehet arbitri, është diçka që dallohet qartë, nëse ekipet nuk përpiqet në fushën e lojës: “Nëse një skuadër ka luajtur me të njëjtët lojtarë në fundjavë, papritur shfaqet me shumë të rinj në ekip ndeshjen pasardhëse. Pastaj shikon ekipe që dalin vazhdimisht para portës dhe humbin raste. Më pas vijnë gafat e portierëve, që nuk mund të ndodhin në këto nivele. Nëse ndodhin, janë të qëllimshme”.

Sipas arbitrit anonim, presidentët e skuadrave japin edhe bonuse për një ndeshje të humbur. “Ndodh nga kategoria e tretë në të parën. Asnjë arbitër nuk shkon në një ndeshje me synimin për të bërë manipulime, por ka një presion shumë të madh. Ata na lënë të kuptojmë se ne nuk kemi shumë zgjedhje”.

Arbitrat marrin shpesh mesazhe nga presidentët ose lojtarët e skuadrave të ndryshme para ndeshjeve. “Dërgojnë mesazhe të tipit: Më duhen kaq pikë dhe do të ishte mirë sikur të më ndihmoje. Ose të kërkojnë që t’i japësh një karton të verdhë, ose të mos e bësh këtë”.

Presioni ndaj arbitrave fillon që në momentin që ata shkojnë në stadium, sipas burimit anonim. “Personi përgjegjës për arbitrat na bën të kuptojmë menjëherë sesi do të shkojë ndeshja. Më pas vjen presidenti, i cili të jep dorën dhe të premton se pas përfundimit të takimit mund të shkojmë në një restorant ose të ofron bileta për koncerte, apo filma. Një korrupsion indirekt”.

Arbitrimi është një pasion, por shumë prej tyre dorëzohen. “Është shumë e vështirë ta shikosh veten në pasqyrë pas një ndeshjeje. Nuk është kjo arsyeja pse e zgjodhëm këtë profesion. Është e neveritshme ajo që na detyrojnë të bëjmë. Kjo është arsyeja pse po flas tani”, ka përfunduar burimi anonim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"