Rrëfimi tronditës i Adebajor: Doja të vetëvritesha, familja ime më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 17:58

Rrëfimi tronditës i Adebajor: Doja të vetëvritesha, familja ime më…

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Mançester Sitit dhe Totenhemit Emanuel Adebajor ka rrëfyer së fundmi për revistën franceze, Too Foot, se familja e tij e ka çuar shpesh herë buzë vetëvrasjes dhe se gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike ka kaluar momente shumë të vështira psikologjike dhe shpeshherë i është dashur t’i ndrydhi për të mos u dukur keq përpara të tjerëve.

Adebajor

33-vjeçari nga Togo aktualisht mban veshur fanellën e skuadrës së Bashakshehir në kampionatin turk.

“Kam menduar në fakt, të vras veten shpesh herë. Dhe këtë e kam mbajtur për brenda për vite e vite me radhë. Jam ndjerë keq për këtë, por tani më vjen mirë që munda të flas. Karriera ime do të përfundojë për 3 apo 4 vite, ama emri i familjes sime do të qëndrojë gjithmonë me mua!”, –tha ai.

adebajor

Më pas, sulmuesi i njohur ka shtuar: “Kam ndryshuar vazhdimisht numrin e telefonit që familjarët të mos më kontaktonin. Kur më merrnin, nuk thoshin si je apo çfarë bën, por më kërkonin para. Kjo ishte një nga shkaqet më të mëdha që më çuan drejt vetëvrasjes!”.

Ama, tashmë gjërat janë rregulluar dhe Adebajor vazhdon i qetë karrierën e tij larg familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"