Rrëfimi special i Tares, nga miqësia me Guardiolën e Baxhon te propozimi për kreun e FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 22:59

Rrëfimi special i Tares, nga miqësia me Guardiolën e Baxhon te propozimi për kreun e FSHF-së

Igli Tare është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit. Në një rrëfim special për “RTSH”, drejtori sportiv i Lacios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit. Nga fëmijëria deri te sukseset me Lacion.

Tare

“Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time.

Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston?

Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi.

Transferimi në Itali…

“Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i jashtëzakonshme. Nuk kam për të harruar kurë ndeshjen debutuese ndaj Milanit, me fanellën e Breshias.

Në atë periudhë imazhi i shqiptarëve nuk ishte i mirë. Na dinin të shkurtër dhe të zinj. Ishte një habi e madhe për të gjithë. Kur spikeri tha emrin tim u çuditen. Ishte përgjegjësi e madhe për mua, për t’ia dalë me sukses”.

tare2

Konkurenca me Luka Tonin- Atë vit luanim bashkë në sulm, dhe në fund fare ia dola unë të isha titullar.

Tekniku Karlo Macone – Macone është legjendë e futbollit italian. Trajnerët po ndryshojnë shumë gjera. Ishte trajner i shkollës së vjetër italiane. Shumë i vrazhdë në marrëdhënie, por shumë prezent. Nëpërmjet tij kam filluar që të njoh aspektin e vërtetë të fjalës profesionist. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji.

Baxho dhe Guardiola – Impakti i parë negativ. Në atë periudhë Breshia ishte skuadër e madhe. Luante, Pirlo, Guardiola, Luka Toni. Gjëja më e çuditshme që vura re, ka qenë fakti që ishin njerëz shumë të thjeshtë. Ajo thjeshtësia i bëntë akoma më të mëdhenj. Kam miqësi flasim me mesazhi. Sidomos me Guardiolën. Kemi një mik të përbashkët.

Ai bën urën lidhëse. Me Baxhon kam folur 2-3 herë. Është një njeri që është komplet anti-futboll. Që në atë kohë ka qenë njëri i lidhur shumë me gjuetinë. Është një gjuetar profesionist. Ka një farmë një Argjentinë. Edhe në periudhën kur ishim bashkë, vëmendja e tij ishte fokusuar te gjuetia, futbolli ishte anti-stres.

Tare Intervista

Periudha më e mirë? Periudha më e mirë ka qenë kur kam qenë te Fortuna Duseldorf. Kam qenë në momentin më të mirë të karrierës. Shënova 28 gola për 1 vit e gjysmë. Nga ana emocionale jam shumë i lidhur me atë qytet dhe atë klub. E kujtoj me shumë nostalgji. Ajo është periudha më e bukur që kam kaluar si futbollist.

Goli i preferuar? Goli ndaj Juventusit është ai që e kujtoj me shumë vlera. Bufon është simbol i gjeneratës së artë. Është një ambasador i jashtëzakonshëm. Karriera e tij është e niveleve të larta. Të mbash këto nivele shumë të larta në këto moshë, është e lidhur shumë me mënyrën se si ti e jeton botën profesionale.

Rikthi i Macones te Bolonja dhe marrja e Tares me vete – Ishte një dëshirë e jashtëzakonshme me shumë këmbëngulje nga ana e tij, që ta ndiqja. Raporti jonë ka qenë dashuri dhe urrejtje. Mbi të gjitha ka mbijetuar respekti i jashtëzakonshëm. E kam akoma në kokë fjalën e tij kur më mori në telefon kur ishte trajneri i Bolonjës. Kam dëshirë të flas me luftëtarin më tha, dhe dua që ai luftëtari të më ndjekë.

Tare 5

Goli në derbi kundër Parmës- Me trishtim se ishte një ndeshje mbijetese. Ai gol ka qenë vendimtar. Fituam në ndeshjen e parë, humbëm në Bolonja 2-0. Ai është momenti më i trishtueshëm. Nuk e kisha përjetuar kurrë ndjenjën e rënies nga kategoria. Ishte një skuadër që pretendonte Europën. Çdo gjë negative ka një gjë pozitive. Ajo gjë më hapi mundësinë që të transferohesha te Lacio.

Një nga eksperiencat më të bukura. Emocionohem shumë kur kthehem në Bolonja. Të gjithë tifozët e Bolonjës më përshëndesi më përqafojnë. Ndihem shumë keq, sepse ika në një moment jo të përshtatshëm. Vlerësimi nga ana e tyre më bën të ndihem krenar.

Qëndrimi i Macones për transferimin te Lacio- Macone në atë periudhë u largua përfundimisht nga futbolli. Afrimi im te Lacio ishte më tepër aksidental se sa i kërkuar. Ndjej një lloj keqardhje sepse e pata këtë mundësi në momentin e gabuar. Isha 32 vjeç kur erdha te Lacio. Drejt fundit të karrierës si futbollist. Do kisha shumë dëshirë të isha më i ri. Si koha e Strakoshës, Berishës, apo Canës.

Lidhja e Lacios në 3 vite- Isha i formuar nga ana profesionale. Raporti që kisha me skuadrën, dhe presidentin, u konsolidua çdo vit, deri sa arritëm në një zgjedhje të çmendur. Nuk e prisja. Nuk kisha asnjë lloj formimi për këtë profesion. Po i thoja të lutem mos u tall, sepse nuk ka asnjë logjikë që të jem drejtor i klubit.

Tare445

Ai më tha, ajo është dera po të jap mundësinë ta dalësh nga dera kryesore dhe të futesh po nga dera kryesore në një klub të madh dhe çdo gjë është në dorën tendë. Shpresoj të më japësh shumë të drejtë dhe të më nderosh. Unë kam besim se një ditë do ma paguash. Me kalimin e viteve, kur e mendoj si kanë rrjedhur ngjarjet, ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme. Sfidat më ka tërhequr gjithmonë.

Eksperienca si lojtar më ka ndihmuar shumë pak. Janë 2 botë krejt të ndryshme. Fakti që dola direk nga fusha dhe u bëra drejtues, ishte problematike. Nuk kisha asnjë llojë eksperience, e vetmja gjë që më ndihmoi të logjikoja më kohën e futbollistëve.

Blerja e parë, Kristian Broki- E kujtoj si një nga blerjet më të rëndësishme, sepse në ato momente ishte lojtari që i duhej skuadrës. Eksperienca që ai sillte nga Milani, mënyra si sillej në dhomat e zhveshjes dhe mentaliteti, ishte shumë i madh dhe ndihmës për mua. Atë vit fituat 2 trofe të rëndësishme Kupën dhe Superkupën kundër Interit të tripletës.

Çmimi si skauti më i mirë- U mësuam me çmime. Është thjesht një mënyrë e njohjes së punës së bërë. Çdo titull që merr është vlerësim dhe meriton respektin. Për mua janë gjera realative që më japin stimul për të vazhduar më tepër. Për sa i përket imazhit tim dhe Shqipërisë më pëlqen shumë fakti që pasqyrojmë imazhin e vendit. Për këtë më bëhet qejfi. Janë gjërat normale në anën profesionale. Çfarë është arritur do ta lesh pas krahëve, duhet të fokusohesh tek e ardhmja.

Afrimi i Lorik Canës- Me Muslerën kishim arritur një akord për të shtyrë kontratën, por nuk vazhduam për arsye teknike. Ai kishte akord me Gallatasaraj dhe në atë kohë, Cana luante te Gallatasaraj. na u dha rasti ta shkëmbenim me Canën. E ndihmonte fakti që kishte eksperiencë shumë të madhe. Kjo e ndihmoi për të ardhur te Lacio.

Rezultatet- Kjo është punë jonë mundohemi ta bëjmë sa më mirë. Duhet të kuptosh mirë historinë e klubit. Lacio është klub me histori të madhe dhe me histori negative në 15 vitet e fundit. Falimentoi dhe duhet të niseshe nga zero. Pritshmëria ishte e lartë. Kush drejton një klub sikur bën ekonominë e shtëpisë. Duhet ta bësh ekonominë me aq sa ke. Nuk ishte e lehtë ta përballoje. Në këto momente i tregojmë si histori dhe eksperienca formuese.

Tare55

Sekreti i punës sime? Duhet t’i kushtosh gjithçka. Pengu im për sa i përket këtij profesioni është familja, sepse nuk më lë t’i kushtoj vëmendje familjes. Në periudhën e pushimeve verore, unë duhet të punoj më shumë, sepse është merkatoja.

Modestia – Thjeshtësia të ndihmon në këtë punë. Sa më i thjeshtë të jesh aq më e lehtë është të analizosh gjërat me sukses.

6 gjuhë të huaja- Flas më mirë gjermanishten, duke qenë se bashkëshortja ime është gjermane. Gjuha e shtëpisë është gjermanishtja. Flas anglisht, spanjisht, greqisht.

Ekipi i të rinjve-  Primavera është në vitin jo të suksesshëm. Shpresojmë nga viti tjetër ta bëjmë edhe njëherë nga e para. Unë i jap shumë rëndësi këtyre detajeve që bëjnë diferencën sepse familja në shumicën e rasteve është pengesë e madhe për karrierën e lojtarit. Por edhe gratë e të dashurat, se ndikojnë shumë në ecurinë e tyre profesionale, janë detaje që falë karrierës kam pasur eksperiencën dhe më ka ndihmuar që të shoh detajet për të cilat unë jam i vëmendshëm.

Organika e Lacios vlente sa kartoni i Higuain 98 milionë euro, tani vlen 368 milionë euro? Rroga është dyfishuar?

“Futbolli është i lidhur me rezultatet. Meqë rezultatet janë prezente, vlera monetare shumfishohet. Duhet të jesh këmbëngulës që të arrish kudo. Rroga është gjëja e fundit në jetë. Çdo gjë është e lidhur me pasionin. Lojtarët para një viti kushtonin një shifër sot një tjetër. Çdo gjë është e lidhur me suksesin.”

Strakosha– “Kishim rënë dakord që ai do të provohej për një javë. Më pas kontakti i tij me Romën ishte më vonë. Strakosha vendosi të luante me Lacion”.

Inzagi– “Kishim plan që Inzagi do të bëhej trajner i Lacios. Por kishim pak merakun e djegies së tij si trajner, sepse ishte trajner i ri dhe mund të mos merrte ato rezultate që duheshin dhe të digjej. Në momentin që Bielsa u largua, zgjedhja ishte shumë e thjeshtë”.

Kombëtarja– “E ndjek me vëmendje. E ndjek Kombëtaren dhe Superligën gjithashtu. Dua të jem në kontakt me futbollin shqiptar. Por nuk dua të komentoj gjërat kur nuk i njoh mirë nga brenda, sepse do të ishte diçka e gabuar. Kombëtarja ka pasur arritje shumë të mirë, si falë punë së De Biazit. Me Panuçin ka një ndërrim gjeneratash dhe duhet kohë dhe besim”.

Diferenca mes De Biazit dhe Panuçit? “Diferencën e bën mosha. De Biazi, kur ishte i ri ishte guximtar, më pas u bë trajner. Ndaj edhe Panuçi do të bëhet më i pjekur”.

Hasi– “E kishte shansin për të qenë trajner i Kombëtares, por zgjodhi një tjetër destiancion. Trajnerët në Shqipëri janë rritur, si përshembull Skënderbeu me Josën dhe Dajën. Për Kombëtaren e Shqipërisë, ende nuk janë në atë nivel trajnerët shqiptarë, por pse jo, me besim mund ta arrijnë”.

Krahasimi i Kombëtares– “Gjenerata ime, ishim të formuar në Shqipëri, por nuk mund të krahasohet me gjeneratën aktuale. Periudha jonë ka qenë aventureske. Ne nuk patëm mundësi të ishim në këtë kohë. Jam i bindur se do të bënim më shumë. Por, nuk mund t’i heq vlerat gjeneratës aktuale. Në atë kohë, Kombëtarja jonë ka pasur lojtarë që luanin në ekipe shumë të mira jashtë, ashtu si tani. Por ne nuk kishim infrastrukturë dhe këto kushte si tani”.

xzxds6

Dora te transferimi i Abazajt- Kolegu im i Anderlechtit, më ka kërkuar një mendim për Abazajn. Mendimi im ishte vlerësim pozitiv për Abazajn. Ai ka karakteristika që mund të luajë në Itali por edhe në Angli.

Puna në futbollin shqiptar? Është e vështirë, sepse ne shqiptarët kemi idenë që gjithmonë jemi më të zgjuar se tjetri dhe kjo të krijon vështirësi në bashkëpunim. Kam vetëm një eksperiencë me ekipet shqiptare, atë me Flamurtarin, në rastin e Tunkara”.

Dënimi i Skëndebeut- “Ndjesi negative. Pata mundësinë në një bashkëbisedim me një komision nga Liga Italiane ku na shpjegonin mënyrën si mund të manipuloheshin ndeshjet dhe morrën shembull Skënderbeun. Isha para skuadrës dhe ishte ndjesi negative. Nuk dua ta besoj që është e vërtetë, por për imazhin e kampionatin shqiptar ekzistojnë. Në kampionatin shqiptar, ndeshjet në 2-3 muajt e fundit vendosen në tavolinë dhe jo në fushë”.

Kontributi për Shqipërinë- “Kjo është një dëshirë e imja. Nëse vij në Shqipëri, kam vetëm çka humbas, s’kam çfarë të fitoj. Më është ofruar vendi për kandidat për president të FSHF-së, por e kam refuzuar, sepse e ndjej veten shumë të lidhur me fushën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"