Rrëfimi prekës i Sakos: Kam vjedhur për të ngrënë pas shumë ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 16:20

Rrëfimi prekës i Sakos: Kam vjedhur për të ngrënë pas shumë ditësh

Shpeshherë kemi dëgjuar për lojtarë të cilët kanë pasur histori nga më të ndryshmet në lidhje me karrierën dhe jetën e tyre përpara se të bëheshin këta që janë sot. Histori prekëse të cilat pranohen nga vetë futbollistët, të cilët madje tregojnë se këto situata i kanë ndihmuar që të ecin në jetë.

20170119-The18-Photo-Mamadou-Sakho-1280x720

Rasti më i fundit është i futbollistit, Mamadu Sako i cili ka luajtur për skuadra të mëdha si Paris Saint Germain dhe Liverpul, ndërsa së fundmi është “ringjallur” te skuadra e Kristal Palas. Në një rrëfim prekës të bërë së fundmi Sako thotë:

2017-11-18T162319Z_740063012_RC1DD784F9C0_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-CRY-EVE

“Kam pasur një jetë mjaft të vështirë kur isha i ri, por këto momente të vështira më ndihmuan të rritem dhe të jem njeriu që jam sot. Askush nuk mund të më thotë se nuk e di se si është të qëndrosh pa ngrënë ose askush nuk mund të më tregojë se si është të qëndrosh në të ftohtë, të flesh jashtë ose të lypësh disa monedha ose të vjedh vetëm për të ngrënë pas shumë ditësh, sepse e tillë ishte jeta ime kur isha i ri. Ishte jeta ime reale. Kjo gjë ndihmoi të kisha një mentalitet të fortë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë i them vetes, që nuk duhet të dorëzohem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"